Portali agregat i internetit biznisregulativa.mk është produkt i Projektit të USAID-it Partneriteti për Rregullativë më të Mirë të Biznesit, i implementuar nga EPI CENTER International në bashkëpunim me katër odat ekonomike: Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit - MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike së Maqedonisë.
Ky portal është i pari dhe i vetëm i këtij lloji, ku komuniteti i biznesit mund të informohet për ngjarjet e fundit dhe aktivitetet e biznesit në vend, si dhe për ndryshimet në legjislacionin e rregullativës që lidhet me operacionet e përditshme.
Duke prezantuar vegla inovative si “Pyetni Ekspertin” dhe “Lista për Vlerësimit e Përputhshmërisë”, kompanitë kanë mundësi për herë të parë që në mënyrë të pavarur, të shpejtë dhe të lirë të kontrollojnë përputhshmërinë e punës të tyre me rregullativën aktuale, si dhe t’u parashtrojnë pyetje direkte ekspertëve nga fusha të ndryshme.
Portali agregat është në pronësi të Shoqatës për Shërbime dhe Tregti EPI CENTAR INTERNATIONAL DOOEL Shkup.
Ju lutemi të njiheni me kohë me rregullat dhe kushtet për të shmangur keqkuptimet eventuale të mundshme gjatë përdorimit të mëtejshëm të portalit agregat biznisregulativa.mk.
Portali agregat ka një karakter informativ.
Përmbajtja e postuar në portal nuk është zëvendësim për shërbimet këshilldhënëse dhe asistencën ligjore, por një shtesë për të informuar vizitorët për rregullativën e biznesit dhe zhvillimet e biznesit në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Përdorimi i të gjitha përmbajtjeve në portal kryhet sipas gjykimit tuaj personal dhe portali nuk mund të jetë përgjegjës për çfarëdo dëmtimi që rezultojnë nga përdorimi i tij. Portali gjithashtu përmban linqe që ju drejtojnë në faqe tjera të internetit. Portali nuk mund të mbahet përgjegjës për përmbajtjen jashtë kësaj faqeje.
Pronari i portalit dhe bashkëpunëtorët e tij nuk marrin asnjë përgjegjësi për ndonjë dëm të mundshëm të shkaktuar nga përdorimi i tij. Këto kufizime gjithashtu përfshijnë edhe dëmet nga viruset e mundshme që mund të instalohen në pajisjen tuaj kompjuterike. Qëllimi i portalit është të ofrojë informata relevante dhe në kohë. Me ndihmën tuaj, ne do të përpiqemi të heqim çdo gabim të mundshëm.
Mbështetja e punës së subjekteve afariste duke u mundësuar atyre që të kontrollojnë përputhshmërinë e tyre me rregulloret ligjore aktuale, mundëson qasje të drejtpërdrejtë në asistencën e ekspertëve dhe informim mbi ngjarjet më të fundit në lidhje me bizneset në vend.
Përmirësimi i ndërgjegjësimit të subjekteve afariste në vend përmes një sërë aktivitetesh të fokusuara që kanë për qëllim informim më të mire të subjekteve afariste, duke siguruar komunikim me ekspertë kombëtarë përkatës nga fusha të ndryshme.
Përmirësimi i pajtueshmërisë së subjekteve afariste me rregullativën ligjore dhe përmirësimin e së njëjtës.