Partneriteti për rregullativë më të mirë të biznesit është një projekt i mbështetur nga USAID, zbatimi i të cilit filloi në vitin 2016. Projekti synon të mbështesë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, në mënyrë që të përshtatin më mirë punën e tyre në përputhje me rregullativat ligjore. Aktivitetet e projektit synojnë të ndihmojnë bizneset në procesin e harmonizimit me kërkesat ligjore dhe t'i inkurajojnë ato të marrin pjesë aktive në hartimin e politikave që i prekin ato.
ÇFARË DUHET TË ARRIJË PROJEKTI?
EPI CENTER International, në partneritet me katër odat ekonomike në Republika e Maqedonisë së Veriut - Oda Ekonomike e Maqedonisë, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda Ekonomike e Industrisë së Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (MASIT) – e zbatojnë programin e projektit, i cili në periudhën në vijim do të:
Në periudhën e ardhshme, projekti do të vazhdojë të punojë në zgjidhje konstruktive për një pajtueshmëri më të mirë ligjore të kompanive dhe të mbështes mekanizmat për dialogun publiko – privat ndërmjet të gjithë aktorëve kryesorë. Të gjitha aktivitetet e projektit implementohen nga EPI CENTAR International në bashkëpunim me katër partnerët: Oda Ekonomike e Maqedonisë; Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit - MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.